Oda e gjeodetëve dhe Fakulteti i ndërtimtarisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 27 shtator – Oda e shoqatave tregtare për punë gjeodezie nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Fakultetin e ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” Shkup, me çka u zyrtarizua bashkëpunimi i suksesshëm që e kultivojnë dy institucionet, por edhe u thellua, ndërkaq me qëllim të avancimit të veprimtarisë së gjeodezisë në shtet. Memorandum për bashkëpunim nënshkruan dr. Nikolla Ribaroski, kryetar i Odës së gjeodetëve dhe prof.dr. Zllatko Sërbinoski, dekan i Fakultetit të ndërtimtarisë, kumtoi Lidhja e odave ekonomike.

Dekani i Fakultetit të ndërtimtarisë theksoi se nënshkrimi i memorandumit është me rëndësi sepse Fakulteti, Oda dhe Agjencia për kadastër të patundshmërive i paraqesin tre shtyllat bartëse të gjeodezisë në Maqedoni të Veriut.

“Me këtë Memorandum u kurorëzua bashkëpunimi 15-vjeçar jashtëzakonisht i suksesshëm mes institucioneve tona, që filloi me kuvendin themelues të odës që u mbajt në hapësirat e Fakultetit të ndërtimtarisë, Kemi bashkëpunim intensiv i cili përfshin edhe veprimtari praktike, si dhe shfrytëzim të kapaciteteve hapësinore të fakultetit, në funksion të edukimit të gjeodetëve të autorizuar. jam i bindur me ky Memorandum edhe më shumë do ta intensifikojë bashkëpunimin mes Fakultetit dhe Odës me qëllimin e fundit – arritjen e vlerave dhe standardeve evropiane në fushën e gjeodezisë”, theksoi prof. dr. Serbinoski.

Oda e shoqatave tregtare për punë gjeodezie është themeluar në vitin 2008 si organizatë profesionale, e pavarur dhe jofitimprurëse me autorizime publike që kanë të bëjnë me procedurën për përfitim të licencës për kryerje të punëve operative në terren. Në të bëjnë pjesë rreth 136 persona juridik. Përvoja e Odës tregon se puna e ndërmarrjeve private të gjeodezisë në vendin tonë është në nivel të lartë profesional, dhe sektori privat i gjeodezisë paraqet servis të domosdoshëm të qytetarëve në sferën e shërbimeve të gjeodezisë, problematikat e të cilave në numër më të madh të rasteve janë të lidhura me zgjidhjen e pronësisë së tokës dhe pronës së patundur, informojnë nga Lidhja e odave ekonomike.