Observatori i ndikimit dhe imazhit të vendeve të organizuar nga Instituti Prespa

Shkup, 15 prill – Instituti Prespa, sot organizon ngjarje virtuale me temën “Observatori i ndikimit dhe imazhit të vendeve”. Organizatorët sqarojnë se ky projekt i përhershëm i Institutit i cili përket në fushën tematike “Politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”. Projekti është aktiv nga viti 2020 dhe këtë vit është mbështetur nga Ambasada e SHBA-së, përmes programit për grante të vogla për demokraci.

Observatori ka dy komponente, Indeksin për prani ndërkombëtare në të cilin ndiqet prania objektive dhe absolute e 64 vendeve nga bota në periudhën prej 21 viteve (2000-2020), si dhe observatori i Imazhit që i ndjek qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve për aleancë, politikë të jashtme dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Prezantimin e rezultateve në ngjarjen e sotme do ta bëjë Andreja Stojkovski, koordinatore e hulumtimit dhe drejtoreshë ekzekutive e Institutit Prespa.