Nuredini: Burimet natyrore nuk janë të pashteruar, natyra kujdeset për neve aq sa ne kujdesemi për atë
Shkup, 29 mars – “Toka e Mjaltit” është tregim për heroinën kryesore Atixhe Muratova e cila përcjell një dhimbje, urtësi për marrëdhënien e njeriut dhe natyrës. Filmi u pa nga miliona njerëz gjithandej botës, por ne konsiderojmë se këto mesazhe duhet të arrijnë deri tek më të vegjlit tanë, sepse nga rëndësia e tyre është arsimi i tyre dhe edukimi për të siguruar që rriten në harmoni me natyrën dhe të respektojnë parimet themelore e ndërlidhjes me atë. Detyra për ne më të moshuarit është të tregojmë se si, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.
Ai, në promovimin e sotëm të paketës edukative “Toka e Mjaltë” në Hamamin e Daut Pashës, theksoi se filozofia e Atixhe Muratovës është se dhunti e natyrës duhet të ndahen – “gjysma e mjaltës për mua, gjysma për bletët”, ajo na rikujton se burimet natyrore nuk janë të pashtershme dhe se natyra kujdeset për ne, aq sa ne kujdesemi për të.
“Pikërisht për këtë MMJPH-së në bashkëpunim me MASH dhe Byron për Arsimin dhe Shkencën, ndërsa me mbështetjen financiare të Ambasadës së Zvicrës, përmes programit për mbrojtjen e natyrës ka angazhuar krijuesit e “Toka e Mjaltit” për të përshtatur porosit në paketë edukative për fëmijët e moshës 10 deri në 14 vjet”, tha Nuredini.
Në prezantim u paraqiten edhe elementet nga paketa edukative “Toka e Mjaltit”, në përmbajtjen e së cilës u zbatuan porositë kryesore nga filmi dokumentar “Toka e Mjaltit”, që dedikohet për nxënësit nga shkollat fillore në RMV.
Paketa edukative është e përgatitur në korniza të Programit për mbrojtjen e natyrës (PZP), projekti financohet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), me qëllim q[ nxënësit nga shkollat fillore, në moshën prej 10 deri në 14 vjet, të njihen me porosi kryesore nga dokumentari “Toka e Mjaltit”. Në fazën pilot paketa edukative është shtypur në gjuhën maqedone, shqiptare dhe turke, dhe është shpërndarë në shkollat fillore në rajonin e Bregallnicës.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se beson se pikërisht përmes materialeve të krijuara edukative, që zgjojnë kureshtje, mësimit dhe këmbimit, u mundësua që arsimtarët dhe nxënësit t’i avancojnë shkathtësitë e tyre për mësim të përjetshëm. Hulumtimi, siç shtoi, konfirmon se mësimi përmes lojës e nxit zhvillimin e kompetencave për ballafaqimin me ndryshimet, si dhe me momentet e paparashikuara dhe të vështira.
“Rruga edukative u inspirua dhe lidhet me filmin ‘Toka e mjaltit” me përmbajtje të krijuara për kujdes dhe proaktivitet, të shkruara në gjuhë maqedonase, shqipe dhe turke, përmes respektimit të pesë parimeve të mësimit përmes lojës, respektivisht parimet për rëndësi, interaktivitet, kënaqje, aktivitet dhe përsëritje”, tha Shaqiri.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës potencoi se informatat nga fokus grupet konfirmojnë se pakoja me porosi për jetesë në hamroni me natyrën dhe vetëdijen për domosdoshmëri të bletave për të mirën e përgjithshme, për të gjithë ne, qartë transmetohen edhe pranohen nga ana e nxënësve.
Ambasadorja e Zvicrës në vend, Veronik Ulman potencoi se së bashku me MMJPH-në dhe MASH-in dhe Byronë për zhvillim të arsimit, kanë arritur të krijojnë këtë prodhim, i cili e transmeton porosinë kryesore nga filmi “Toka e Mjaltit”.

