Nuredin Dumani shoqërohet në Gjykatën e Posaçme/ I penduari i drejtësisë do dëshmojë për 4 vrasje

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani del në skenë sërish për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme.

Dumani do të dëshmojë në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës, dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Kujtojmë se për këto ngjarje akuzohet edhe Talo Çela, por procesi për të është ndarë se është në arrati. Dumani tronditi me dëshmitë e tij për botën e krimit, duke sjellë furtunë arrestimesh.

Po ashtu Lala raporton se dëshmia e Allës ka përplasje me rrëfimet e Dumanit, i cili akuzohet për disa ngjarje kriminale si vrasës me pagesë.