Numri 112 për urgjenca funksionin në gjithë Maqedoninë, QMK do të informojë si funksionon

Shkup, 11 mars – Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, në konferencën e sotme për shtyp informoi se numri i vetëm evropian për thirrje urgjente 112 funksionon në nivel të të gjithë vendit, dhe se QKM-ja po fillon fushatën për informimin e qytetarëve për funksionimin e linjës, përmes së cilës koordinohen thirrjet në polici, në Ndihmën e shpejtë dhe në Njësinë Zjarrfikëse.

“Prej sot fillojmë me një fushatë në bashkëpunim me Zyrën e BE-së e cila do të shkojë në dy televizione kombëtare, një në gjuhën maqedonase, një në gjuhën shqipe, me të cilat qytetarët do të informohen dhe njoftohen me ekzistimin e këtij numri. Përveç këtyre dy televizioneve kombëtare, fushata do të transmetohet në disa radio, si dhe në disa televizione lokale. Njëkohësisht, kjo fushatë për njohjen e qytetarëve me ekzistencën e 112 do të shkojë edhe në internet dhe në disa portale, në disa ueb faqe dhe në Fejsbuk dhe Jutjub – qytetarët do të mund të njihen me ekzistencën e 112 përmes tre videove afirmative”, tha Angellov .

Drejtori i QKM-së sqaroi se sektori 112 nuk është një institucion i ri që zgjidh problemet e qytetarëve apo zgjidh urgjencat, por është vetëm një sektor në QKM që koordinon thirrjet, pra pranon, përzgjedh dhe i shpërndan më tej ministrive përkatëse apo institucioneve të tjera.

“Një nga avantazhet e këtij sektori, të cilin do ta ndërtojmë në lëvizje, pasi nuk është në formë perfekte, është përzgjedhja e telefonatave. Në këtë mënyrë ne lehtësojmë një pjesë të punës së institucioneve parësore. Thirrjet i zgjedhim në bazë të prioritetit, përkatësisht thirrjeve që duhet të përgjigjen urgjentisht sepse janë kërcënuese për jetën dhe telefonatave ku qytetari që ka ndihmën e duhur mund të presë pak, sepse kapacitetet janë të kufizuara dhe nuk mund në të njëjtën të komunikohet me disa nga qytetarët më të prekur”, tha Angellov.

Ai theksoi se numrat ekzistues 192, 193 dhe 194 ende ekzistojnë dhe janë të hapura.

Ai theksoi se telefonatat në 112 janë duke u incizuar dhe nëse dikush gjatë telefonatës është sjellë në mënyrë të pahijshme, fyen apo të ngjashme, do të raportohet në MPB.

Shefi i departamentit të parë, i cili menaxhon me të gjithë pranuesit e thirrjeve, Toni Kostov, informoi se gjatë funksionimit të numrit telefonik 112 në periudhën e kaluar, për një periudhë prej një muaji, janë pranuar rreth 27.000 thirrje ose rreth 950 thirrje në ditë.

“Në periudhën prej 11 shkurtit deri më 28 shkurt, kur numri i telefonit 112 funksiononte vetëm në territorin e Shkupit, mesatarisht janë pranuar rreth 650 thirrje në ditë, ndërsa me përfshirjen e gjithë territorit të vendit nga 1 marsi e deri më tani, volumi i thirrjeve është rritur me dy herë e gjysmë, kështu që në 11 ditët e fundit të marsit kemi mbi 1550 thirrje në baza ditore. Të gjitha thirrjet janë pranuar, është bërë vlerësimi dhe në mënyrë të duhur janë drejtuar tek institucionet përkatëse që duhet të intervenojnë”, shtoi Kostov.