Nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në Stamboll
Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll njoftoi se deri tani nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar nga shpërthimi që ndodhi paditen e sotme në këtë qytet.
Konsullata thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.
Ajo fton të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Stamboll apo që ndodhen aty për vizitë të telefonojnë në rast nevoje.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që thotë se ngjarja është shokuese.
“Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkroi Xhaçka në rrjetet sociale.

