Nuk ka paraburgim për Molliqajn, urdhërohet të paraqitet në stacion policor
Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk ka përfillur kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, dhe i ka caktuar atij masën e sigurisë, paraqitje në stacion policor.
Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M. (Dardan Molliqaj) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit të datës 02.02.2022 kundër të pandehurit D.M. e ka refuzuar si të pa bazuar dhe ndaj të njëjtit ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor”, thuhet në njoftim

