Nuk ka paga më të larta për mjekët, do të shqyrtohet model i ri për pagesë

Shkup, 25 mars – Mjekët amë nuk do të fitojnë rritje të pagave, përmes rritjes së pikëve nga 63 denarë në 90 denarë ashtu siç iu ishte premtuar në zgjedhje. Në tavolinën negociuese është ndryshimi i modelit të pagesës në ambulantat private dhe ordinanca. Ndërkohë, mjekët dhe stomatologët paralajmërojnë protesta të reja sepse paratë që i marin nga FSSH, janë vetëm për ekzistencë, transmeton Zhurnal nga REL.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali i cili vjen nga partia Alternativa, në një intervistë për Radio Europa e Lirë, thotë se po vijojnë bisedimet me mjekët amë dhe se po punohet në ndryshim të modelit sipas të cilit, do të paguhen mjekët e përgjithshëm privatë të cilët funksionojnë si mjekë amë, e deri tani Fondi u paguan vetëm nga 63 denarë për pacient në muaj.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron model efektiv

Ministri thotë se po vijojnë ndryshimet e ligjit për mbrojtje shëndetësore ku do të vendoset model më i mirë efektiv në pagesë dhe mbulim të barabartë të rajoneve ku ka nevojë nga shtëpi shëndetësore. Ai shton se tani për tani kjo temë është e hapur dhe se në tavolinë janë disa modele të cilat po shqyrtohen dhe të cilat duhet t’u prezantohen shoqatave të mjekëve privatë dhe stomatologëve si dhe fondit për sigurim shëndetësor.

“Mendoj se edhe shtëpitë shëndetësore dhe mjekët duhet të kenë durim derisa nuk gjendet modeli më i mirë funksional i cili është në interes të qytetarëve, gjithsesi edhe shtëpive si dhënës të shërbimeve shëndetësore, ne jemi në një periudhë të reformave në mbrojtjen primare shëndetësore”, thotë Sali.

Sipas tij, jo gjithnjë mbulimi finansiar është i mjaftueshëm që të motivohet një mjek të punojë apo si bazë për një shtëpi të re shëndetësore, por nevojitet edhe të vërtetohet me çdo motivim finansiar të ambulantave dhe ordinancave – sa do të fitojë pacienti dhe a janë në mënyrë të barabartë të ndara shtëpitë shëndteësore në vend. Sali thotë se në ulësen e ministrit vjen nga shëndetësia primare dhe se u’a di ankesat mjekëve amë dhe stomatologëve, transmeton Zhurnal.

Mjekët amë nuk janë të kënaqur

Por, mjekët amë ankohen se me këtë pagë që e marin nga FSSH janë në prag të ekzistencë dhe se nëse nuk u përmbushen kërkesat, më 7 prill do të protestojnë para Qeverisë. Kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë, Lilija Çollakova Dervishova thotë se derisa presin ndryshime të pagesës, harxhimet vetëm po rriten.

“JAnë dërguar grupe punuese nga shëndetësira primare në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk ka ndonjë aktivitet konkret. Harxhimet rriten, arrijnë nga 13 mijë denarë për rrymë tek koncesionerët. U shtrenjtuan derivatet, disa mjekë duhet çdo ditë të udhëtojnë nga 40 km që të arrijnë deri te qyteti fqinj ku punon, përshembull banon në Ohër ndërsa punon në Dibër. Ushqimi është shtrenjtuar, vazhdimisht jemi të “bombarduar” me disa evidenca të Qeverisë për ekreditim, për të dhënat personale, dmth punojmë në një kaos ku ne si mjekë nuk mund të fokusohemi në punën tonë primare e ato janë pacientët”, thotë ajo.

Çollakova Derivshova thotë se kur kolegët kërkojnë pagesë prej 90 denarëve në muaj për pacient dhe pret nga Qeveria urgjentisht të gjejë mënyrë si t’ua rritë pikët që u llogaritet në pagesë, si u bë për pensionistët dhe kategoritë tjera të qytetarëve.

“Shëndetësisë Publike në tre deri katër vitet e fundit i është rritur paga dhe ne këtë e përshëndesim. Por nuk mundet paratë e popullit të shkojnë vazhdimisht në shëndetësinë publike, e ne jemi në shtyllën e këtij sistemi shëndetësor”, shton ajo.

Sa i përket reformave që janë planifikuar, ministri thotë se po mendon t’u jepen më tepër ingerenca mjekëve amë në model me të cilin do të motivohen mjekët amë të specializojnë në mjekësi familjare. Kjo do të kryhet me akreditim e cila është vendosur para dhjetëra viteve, por asnjëherë nuk është praktikuar.

Mjekët amë thonë se për këtë akreditim kanë paguar nga mijëra euro. Çollakova Dervishova thotë se paratë për këtë tani janë mbledhur nga mjekët amë gjegjësisht rreth 2 mijë mejkë amë, 2 mijë stomatologë dhe 2 mijë farmaceutë në FSSH, tanimë janë paguar 6 milion euro për këtë.

Ministri Sali shton se në dy vitet e fundit, FSSH ka finansuar të gjitha shtëpitë shëndetësore primare pa realizim të kontrolleve primare dhe qëllimeve të cilat janë të vendosura në marrëveshjet.

“Ndryshimi i modelit të pagesës nuk është proces i lehtë, as vendim i një ministri, e i cili mund të meret në dy apo tre mbledhje. Ky është një proces të cilin duhet së bashku ta kalojmë dhe tani jemi në një periudhë të fillimit të bisedimeve dhe besoj se në dy apo tre muajt e ardhshëm do të gjejmë një model të suksesshëm”, thotë Sali.

Çollakova Dervishova thotë se për t’u vënë në funksion ndonjë model, së pari duhet të lëshohet si pilot projekt, që të vërtetohet nëse modeli është i përshtatshëm në bazë të harxhimeve që i kanë për momentin.

Mjekët amë kërkojnë ndryshime të ligjit për mbrojtje shëndetësore me të cilat do u mundësohet mjekim më i lehtë të pacientëve me sëmundje kronike, më pas kërkojnë ndryshime strategjike me të ilat pacientët që janë regjistruar te mjeku amë i cili del në pension t’u transferohen mjekëve amë të rinjë, me çka do të motivohen edhe të rinjtë të gjejnë më lehtë punë në ndonjë ambulantë./Zhurnal.mk