Nuk ka ankesa për zgjedhjet për Këshillin Gjyqësor, Naqe Georgiev dhe Antoaneta Dimovska janë anëtarë të rinj

Shkup, 14 korrik – Nga kandidatët për anëtarët të Këshillit Gjyqësore nuk ka pasur ankesa deri te Komisioni për  Zbatimin e Zgjedhjeve që u mbajtën dje, lidhur me mënyrën e votimit dhe të rezultateve. Komisioni i ka konfirmuar si përfundimtare rezultatet fillestare të shpallura dje, sipas të cilave anëtarët e rinj të Këshillit janë Naqe Georgiev, gjykatës i Gjyqit të Lartë, dhe Antoaneta Dimovska, gjykatëse e Gjykatës Civile Shkup. 

 Ata do të plotësojnë përbërjen prej 15 anëtarësh të Këshillit Gjyqësor pas dorëheqjeve të gjyqtares supreme Mirjana Radevska-Stefkova dhe të Zoran Gerasimovski –  gjykatës nga Apeli i Shkupit. 

Rezultatet përfundimtare sot në konferencë i njoftoi kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi. 

Naqe Georgiev, i cili ishte i vetmi kandidat nga radhët e gjyqtarëve supremë, mori gjashtë vota nga lista e përgjithshme e kandidatëve nga Gjykata Supreme e RMV-së. Kanë votuar 13 nga 16 votues të regjistruar, shtatë fletëvotime ishin të pavlefshme dhe tre të papërdorura.

Antoneta Dimovska, gjyqtare e gjykatës Civile Shkup, është zgjedhur për Këshill Gjyqësor nga lista për Apelin Shkup dhe nga gjykatat administrative. Nga zgjedhjet e djeshme ajo mori 110 vota, ndërsa kundërkandidati i saj Llazar Nanev nga Gjykata e Shkallës së Parë e Kavadarcit ka marrë 49 vota. Për kandidatët e kësaj liste kanë votuar 185 nga 220 votues të regjistruar, 26 fletë votime ishin të pavlefshme dhe 35 të papërdorura.

Komisioni u ndau certifikata anëtarëve të rinj dhe u uroi suksese në punën e tyre si anëtarë të Këshillit Gjyqësor.

Votimi dje ka zgjatur nga ora 8 deri në 15 dhe të drejtë vote kishin 236 gjyqtarë, 16 gjyqtarë supremë dhe 220 gjyqtarë nga rajoni i apelit në Shkup – Gjykata Themelore Civile Shkup, Gjykata Themelore Penale Shkup dhe gjykatat themelore nga Velesi, Kavadari, Negotina, Gjevgjelia, Kumanova, Kriva Pallanka dhe Kratova, si dhe gjyqtarë nga Gjykatat Administrative dhe të Lartë Administrative.

Komisioni për Zbatimin e Zgjedhjeve ka monitoruar procesin zgjedhor në të 13 qendrat e votimit për dy listat e kandidatëve për të cilat dalja në votime ishte 84 për qind.

Kandidatët dhe komisionet kishin mundësi ligjore të ankimimit mbi dy arsye – për rrjedhën aktuale të votimit dhe kundërshtimet ndaj rezultateve të zgjedhjeve.