NTP u ka borxh transportuesve privat mbi 30 milionë denarë
Shkup, 30 Tetor – Ndërmarrja për Transport Publik i ka borxh kompanisë së transportuesve privat “Makeskpres” mbi 30 milionë denarë. Për këtë arsye, nga kjo kompani paralajmëruan sot se, për shkak të borxheve të pashlyera, vihet në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik në Shkup. Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkoi që të zgjidhet urgjentisht problemi, në mënyrë që transportuesit të mund të mbulojnë harxhimet ditore dhe të paguajnë punëtorët.
“Duam që t’i informojmë qytetarët që i shfrytëzojnë shërbimet tona se, ne më nuk kemi mundësi që vet, nga xhepi ynë të financojmë transportin publik në Shkup. Për këto arsye, kërkojmë takim urgjent me udhëheqësinë e NTP-në dhe Qytetit të Shkupit, që të gjendet mënyrë adekuate për zgjidhjen e problemit. Kërkojmë të na paguhet borxhi për muajt gusht, shtator dhe tetor dhe të fillojnë me pagesën e rregullt, në të kundërtën nuk do të kemi mundësi që të realizojmë transport” – deklaroi Millorad Dimitrijevski, Makekspress.
Ndërmarrja Makekspres bën transportin e udhëtarë në linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54. Dimitrijevski tha se, ndërprerja e përkohshme e transportit nuk duhet të jetë opsion.
“Transportuesit në këto muaj ishin të detyruar të ndajnë mjete personale dhe të financojnë transportin publik. Bëhet fjalë për harxhime të përditshme qindra euro që kanë transportuesit ndërsa nuk i marrin paratë për punën e kryer. Periudhën e fundit, përballemi me situatë të pakëndshme, një pjesë e automjeteve të linjave 19 dhe 20 nuk transportojë. Dëmin nga ky veprim e vuajnë udhëtarët, duke pritur ndonjëherë shumë më gjatë se zakonisht, për shkak se disa automjete nuk kanë pasur mundësi të kryejnë punën” – tha Dimirijevski.
Kujtojmë se ditë më parë, qyteti i Shkupit mbeti pa transport publik, pasi që punëtorët, në shenjë revolte për mosmarrjen e pagave, refuzuan që të vozisnin autobusët. Kjo shkaktoi kaos në qytet dhe reagime të ashpra të qytetarëve.