Notat e lojtarëve: Roma 0-0 Bologna, Skorupski më i miri dhe paraqitje e mirë nga Kumbulla

As Roma e as Bologna nuk arritën të shënonin në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A që u zhvillua në Stadio Olimpico.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe notat mesatare të skuadrave janë të përafërta.

Te vendasit spikatën mbrojtësit dhe portieri. Ishte paraqitje shumë e mirë për qendërmbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

Ndërsa te mysafirët u veçua portieri Lukasz Skorupski, i cili ka marrë edhe notën më të lartë në takim.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Roma 0-0 Bologna.