Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Shkup, 4 gusht – Komunikacioni për udhëtarë dhe transportues hekurudhor prej pasdite në ora 14:30 u normalizua. Personeli i makinistëve në Hekurudhat e RMV-së – Transport, pas takimit të sotëm me ekipin e menaxherëve të ndërmarrjes, e ka ndërprerë bojkotin e punës dhe është paguar pjesa e parë e rrogës së qershorit të këtij viti, konfirmoi për MIA-n, Toni Dimovski, përfaqësues i makinistëve dhe personelit ndihmës.

Dimovski informoi se nga Stacioni hekurudhor në Shkup në ora 14:30 tanimë është nisur treni 643 në relacionin Shkup – Manastir.

Sipas Dimovskit, në takim është arritur marrëveshje për rrogën për korrikun, që ekipi i menaxherëve në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Transportit të mbledh forca që pjesën e dytë ta paguajë deri më datën 25 të këtij muaji.

Nëse nuk paguhet, ditën e ardhshme, më 26 gusht, personali makinist sërish do të jetë në bojkot dhe nuk do t’i kryejë detyrat e punës”, deklaroi Dimovski.

Ai paralajmëroi se sërish do ta bllokojnë komunikacionin hekurudhor nëse nuk u paguhet edhe kompensimi për cilësi me vlerë prej 30 për qind, që me rrogën e qershorit do t’u zvogëlohej për 20 për qind.

Bojkoti i personelit të makinistëve dhe atij ndihmës filloi dje në ora 16 me bllokadë të tërësishme të komunukacionit për udhëtarë dhe transportues