Noizy i komenton në shaka Stresit pasi ky i fundit paralajmëroi këngën e re “Noise”

Ata ishin dy nga rivalët më të mëdhenj në hip hopin shqiptar që i dhanë fund grindjes së tyre rreth një vit më parë.

Bëhet fjalë për reperët e njohur, Noizyn dhe Stresin, të cilët prej vitesh kanë qenë në polemika e i kanë bërë ‘diss’ njëri-tjetrit.

Ata janë parë shpesh bashkë, ndërkohë që po vazhdojnë të punojnë për të sjell këngë të reja për fansat e publikun.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi ka qenë Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ai i cili ka njoftuar për një këngë të re të quajtur “Noise”.

Ajo që mori vëmendje që hapësirën për komente ka qenë një reagim i Rigels Rajkut (emri i plotë) ku thotë “Faleminderit” duke bërë shaka.

https://www.instagram.com/p/Cc8i_wHDJ5f/

“Sikur ta dija”, ia ktheu në anën tjetër artisti.

Mbase në një të ardhme të afërt nuk është për tu habitur nëse shohim një bashkëpunim të tyre.

https://www.instagram.com/p/CcyV3IkjMCZ/