Një vagon treni doli nga shinat në afërsi të “Kadina Reka”, nuk ka të lënduar

Kadina Reka, 9 janar – Një vagon i trenit të udhëtarëve në linjën Gjevgjeli – Shkup ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm rreth orës 7 në stacionin “Kadina Reka”, mes Velesit dhe Shkupit. Gjatë incidentit nuk ka udhëtare të lënduar, deklaruan për MIA-n nga “HRMV – Transport”.

“Nuk ka udhëtarë të lënduar. Në momentin e incidentit në tren kanë qenë 150 udhëtare, të cilët me tren tjetër janë transferuar për në Shkup, thonë nga “HRMV – Transport”.

Komunikacioni në linjën hekurudhore Veles – Shkup aktualisht është i ndërprerë.