Një tërmet ka goditur Shqipërinë me epiqendër në Vlorë

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë në Vlorë.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 12 kilometrash, raporton Albanian Daily News.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.