Një “shqiptar” kryeministër, “Anthony Albanese fiton zgjedhjet në Australi”

Anthony Albanese do të jetë kryeministri i ardhshëm i Australisë, sipas parashikimit të tre mediave kryesore në vend.

Sipas CNN, Korporata Australiane e Transmetimeve, 7 Neës dhe Sky News Australia projektuan rezultatet, ndërsa votat janë ende duke u numëruar.

Asnjë rrjet nuk ka parashikuar ende që laburistët të fitojnë një shumicë prej 76mandatesh, megjithatë mediat besojnë se Koalicioni Liberal-National i Scott Morrison nuk ka një rrugë drejt qeverisë së shumicës apo pakicës.