Një pjesë e Shuto Orizarës dhe Gazi Babës pa ujë
Shkup, 12 korrik – Pa ujë sot prej orës 8:50 janë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Guadalahara” dhe “Jurij Rozental” në Komunën e Shuto Orizarës.
Siç informon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në rrugën “Guadalahara” 5.
Për shkak të sanimit të një defekti në rrugën “Bllagoja Stevkovski” 4/33 sot prej orës 9:00 ndërprerje në furnizimin me ujë kanë shfrytëzuesit e kësaj rruge.
Furnizimi me ujë në të dyja lokacionet do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e sanimit të defekteve.

