Një këmbësor humbi jetën në Shkup nga goditja e automjetit, të drejtuar nga një person 18-vjeçar

Shkupjani SH.R. (71) e ka humbur jetën mbrëmë në fatkeqësi të komunikacionit, pasi në udhëkryqin mes rrugëve “Kemal Sejfulla”, “Aleksandar Urdarevski” dhe “Bosnjë e Hercegovinë”, në të ka goditur një automobile i tipit “golf 5” me targa të Shkupit, të drejtuar nga I.J. (18) nga fshati Brezë, Shkup, i cili po ashtu u lëndua.
Siç kumtoi MPB, fatkeqësia është paraqitur dje në ora 20:15 në SPB Shkup.
“Këmbësori iu nënshtrua lëndimeve në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen”, kumtoi MPB.
Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë kanë kryer një ekip të SPB Shkup dhe prokurori publik, pas urdhërit të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.