Një grua ngacmohet seksualisht nga një burrë dhe përcillet deri te hyrja e banesës së saj

Një grua në Prizren është ngacmuar seksualisht nga një burrë, i cili e ka përcjellë deri te hyrja e banesës.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Policia thotë se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM/Prizren 28.02.2023 – 19:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në banesën e saj, është përcjellë nga një i dyshuar mashkull, dhe sapo ka arritur tek hyrja i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore.