Një grua është gjetur e vdekur në një fshat të Velesit

Në lumin Vardar, në afërsi të urës në fshatin Koçillarë të Velesit, policia dje ka gjetur një grua të vdekur M.K. (55) nga fshati Sojakllarë i Velesit.

Siç bëri të ditur MPB, trupin e të ndjerës e kanë gjetur nëpunës të policisë nga Njësiti Special Antiterrorist “Tigrat”

Për M.K. më 31 dhjetor të vitit 2022 në SPB Veles ishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka bërë një ekip nga SPB Veles, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës ishte dhënë për autopsi.