Një festë jo e thjeshtë, Meghan Markle po organizon ditëlindjen e saj me këtë person të veçantë

Colin Cowie, i cili ishte planifikuesi kryesor i dasmave në Vogue në 2018, thuhet se u rekomandua nga  moderatorja Oprah Winfrey si arredues dhe organizues për ditëlindjen e Meghan MArkle e cila është këtë javë. Ai ka organizuar festa për disa personazhe të johur si  Tom Cruise dhe Kim Kardashian. Sidoqoftë, ditëlindja e Dukeshës së Sussex të Mërkurën do të jetë diçka private.

Një burim i tha The Mirror: “Meghan dëshiron një mbledhje të vogël. Rreth 65 persona janë të ftuar, miqtë dhe familja e saj më e ngushtë.

“Colin iu rekomandua asaj nga Oprah e cila gjithmonë organizon festa përrallore.”

Thuhet se festimet do të mbahen në mjediset e rezidencës së Meghan në Kaliforni, pas rregullave të Covid pasi shteti lehtësoi shumicën e masave të tij të Covid-19 gati dy muaj më parë.

Besohet gjithashtu se burri i saj Princi Harry ka porositur një tortë ditëlindjeje nga Posies & Sugar, e cila ndodhet në Santa Barbara aty pranë. Presim ndonjë detaj më tepër në ditët në vazhdim!