Një e mitur lëndohet rëndë në fatkeqësi të komunikacionit në Dibër

Një vajzë minorene u lëndua rëndë në fatkeqësi të komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:45, në rr. “Amdi Lleshi” në Dibër, gjatë përplasjes mes automobilit “citroen”, të drejtuar nga V.C. (38) nga Dibra dhe automobilit “opel”, të drejtuar nga S.M. (54) nga Dibra, të dyja me targa dibrane.
“Në fatkeqësi rëndë u lëndua bashkëudhëtarja minorene në automjetin ‘opel’. Për rastin u informua prokurori publik, ndërsa ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policor Dibër”, kumton MPB.