Një bari qëlloi ndaj qenëve, por plagos një kalimtar

Kumanovë, 6 Shtator – Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Vojnik të Kumanovës.

Një bari ka shkrepur me armë ndaj një kalimtari, njoftojnë nga MPB.

Me datë 05.09.2022 në ora 21:18 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm Kumanovë është raportuar se me lëndime është sjellë J.S. nga Kumanova.

Siç ka raportuar ai, teksa po ecte është goditur nga një bari, i cili ka qëlluar me pushkë në drejtim të qenve.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thotë policia.