Nisin sherret në çift, Sara i thotë Pajtimit: Ti mos fol se…

Sara dhe Pajtimi mundohen ta shijojnë lidhjen e tyre në privatësi që pas daljes nga “Big Brother VIP”, por nuk mungojnë komentet apo ngacmimet në rrjetet sociale. Së fundmi blogerja postoi në Instagram një foto-album, ku shkroi: “Mos më beso asnjëherë kur them që jam gati për 5 minuta.” Pikërisht kjo fjali bëri të kuptojmë se zënkat mes çiftit janë për vonesat, pasi dhe PM i komenton: “Vetëm 5 minuta a”.

“Ti mos fol se vonohesh për vet, Ciao”, ia kthen Sara.


Sarah tha disa kohë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre.

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa”, tha Sara në një intervistë për Prive.