Nikollovski – Patuanelli: Maqedonia e Veriut dhe Italia hapin mundësi të reja për bashkëpunim në bujqësi

Shkup, 28 prill – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot në Romë ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me kolegen italian, ministrin për Politika në Bujqësi, Prodhimtari dhe Pylltari të Italisë Stefano Patuanelli.

Me memorandum janë përfshirë zhvillimi rural, bujqësia organike, kopshtaria dhe prodhimtaria e verës, bashkëpunimi fito-sanitar, sigurimi dhe mbështetja financiare në bujqësi, në pjesën e menaxhimit me burime të ujitjes, si dhe shenja mbrojtëse të origjinës dhe shenja gjeografike.

Të dy ministrat biseduan edhe për mundësitë më të reja për zhvillimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona miqësore, duke vlerësuar si të mirë bashkëpunimin e deritanishëm tregtarë.

Nikollovski ka nënvizuar pritshmëritë e tij se shkëmbimi tregtar me produkte bujqësore do të rritet, ndërsa kjo do u shërbejë, siç tha, prodhuesve bujqësor të dy vendeve. /Zhurnal.mk