Nikollovski: Orizi nuk është në masat e fondit intervenues për prokurimin e plehrave, por presim të hyjë në rezerva mallrash

Koçani, 16 prill – Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski gjatë vizitës së sotme të punës në rajonin e Koçanit të prodhimit të orizit, theksoi se edhe pse orizi nuk është përfshirë në masat intervenuese për të mbështetur prokurimin e plehrave artificiale, ai është planifikuar të përfshihet në rezervat shtetërore të mallrave për të ndihmuar fermerët në plasmanin e sasive të prodhuara.

“Qeveria e miratoi programin për miratimin e fondit të ndërhyrjes prej rreth 7 milionë euro dhe në këto masa përfshihen gruri, misri, elbi dhe luledielli. Orizi nuk është pjesë e furnizimit me pleh, por po krijohen masa të reja mbështetëse. Propozimi ynë në Ministrinë e Financave, i cili tashmë është raportuar, është që orizi të hyjë si kulturë strategjike në prokurimin e rezervave të mallrave dhe besoj se ato ndryshime ligjore do të bëhen së shpejti”, tha Nikollovsi.

Përmes programit për përkrahje direkte, siç tha, ndërhyjmë edhe në çmimin e blerjes së harpës së orizit, gjegjësisht afati për përkrahje prej tre denarë për kilogram të shitur është zgjatur deri në qershor të këtij viti. Ne kemi rritur edhe subvencionet në fushën e mbështetjes së prodhimit të orizit me 300 për qind, ndihma me “naftën e gjelbër” mbetet në fuqi dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet në treg dhe nëse është e nevojshme me masa shtesë nga fondi intervenues do t’i ndihmojmë fermerët nga rajoni, tha ministri Nikollovski.