Nikollov: Ka shumë mundësi për përparim në një afat të shkurtër
Sofje, 10 shkurt – Ministri bullgar i Energjetikës, Aleksandar Nikollov theksoi se qëllimi kryesor i takimit në Sofje është që të gjendet një mënyrë më e lehtë dhe më efikase në të cilën Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të komunikojnë për tregjet energjetike dhe tregtinë e saj.
“Tani për tani nuk është përfshirë tema për dekarbonizim të energjisë së gjelbër dhe burimeve ripërtëritëse të energjisë, ndërsa për përmirësimin e lidhjes energjetike kemi mbështetje nga operatori bullgar i gazit”, tha Nikollovi dhe shtoi se ka shumë mundësi për përparim në një afat të shkurtër.
Me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshin, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, do të bisedojnë për detajet e reja, si dhe për paqëndrueshmërinë e çmimeve të energensave dhe çfarë mund të bëhet.
Nikollovi shton se drejtpërdrejt është përgjegjës për tregti, çmimet dhe marrëdhëniet tregtare. Sipas tij, integrimi i tregjeve të cilat ndërtohen në parim të hapur do të jetë mjaft tregues për atë si Maqedonia e Veriut mund të bëjë përparim mjaft të shpejtë në fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

