Nikolloski: Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit është real

Shkup, 14 Prill – Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit është real dhe e pasqyron realitetin, atë që e dimë. Flet për nivel të lartë të korrupsionit, për jotransparencë të Qeverisë, për politizim të institucioneve të cilat duhet të jenë të pavarura, flet për gjyqësorin dhe prokurorinë e shkatërruar, flet në përgjithësi për gjendjen e keqe me të drejtat e njeriut dhe me gjendjen e keqe të sundimit të drejtësisë, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës në Komunën e Bosilovës.

“Pas aq shumë vërejtjeve çdo pushtet normal do të jepte dorëheqje dhe do të kërkonte që ta kontrollojë legjitimitetin e saj në zgjedhje. Për fat të keq, te këta nuk shoh përgjegjësi të tillë, por në periudhën e ardhshme shumë më shpejtë se sa që mendojnë do të ndodhin zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat do të ketë ndryshime të mëdha dhe Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të vendosë sistem funksional të sundimit të drejtësisë dhe do ta kthejë dinjitetin e gjyqësorit dhe prokurorisë në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Nikolloski.

Ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin e partisë së tij se greva e SASHK-ut është e arsyetueshme dhe se atë që e kërkojnë të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm dhe kopshtet është e arsyeshme, sepse, sipas tij, pagat në këto veprimtari janë nën çdo dinjitetit. Nikolloski shtoi se zgjidhje për rritje të pagave do të ngritin në Kuvend.