Ngrihen tre banesa luksoze që ishin ruajtur për Nikolla Gruevskin

Shkup, 4 prill – Nga sot janë ngrirë tre banesat luksoze në “Panorama” në Vodno, të cilat thuhet se janë ruajtur për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Këtë vendim e solli Gjykata Penale pas kërkesës së prokurores Lile Stefanova, e cila është përfaqësuese e akuzës në rastin “Parcelat në Vodno”, informon Zhurnal.

Banesat janë në sipërfaqe të përgjithshme prej 750 metra katror, në dokumente janë në emër të firmës “SSI Investment”, por sipas Orce Kamçevit dhe dhëndrrit të tij Meto Stojçevski, ato janë ruajtur për Gruevskin si këmbim për parcelat në Vodno.

Këto parcela janë në emër të gruas së biznesmenit Sergej Samsonenko, i cili tani kërkon heqjen e ngrirjes. Nga Gjykata Penale për Fokus sqarojnë se kjo kërkesë do të shqyrtohet, dhe se do të vendoset pasi të marin qëndrim nga Prokuroria.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë caktuar për më 12 prill, pas çka do të publikohet dhe aktvendimi./Zhurnal.mk