Nga viti në vit maturantët dalin shumë dobët, do të mbahen kurse falas në matematikë, kimi, fizikë dhe biologji

Shkup, 15 shkurt – Profesorët e shkollave të mesme dhe të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip do të japin mësime falas në matematikë, fizikë, kimi dhe biologji për maturantët për të përmirësuar suksesin e tyre në provimin e maturës në kuadër të fushatës “Iniciativa për shkencëtarët e së ardhmes”.

Mësimet do të zgjasin deri në maj.

Rektori i Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, profesor dr. Dejan Mirakovski thotë se synimi është që studentët e ardhshëm të studiojnë shkencat natyrore dhe me orë përgatitore t’i kalojnë më mirë provimet e maturës.

-Do t’i ndihmojë ata të hyjnë në kuotat shtetërore, gjë që do t’ua lehtësojë studimet. Ne kemi për detyrë të ndihmojmë studentët e ardhshëm”, thotë ai.

Mesatarja e notave të maturantëve vitin e kaluar ishte 3.25.