Nga rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës dhe Autonomia Spitalore, Manastirliu: Ja çfarë po bëjmë të ndalojmë lëvizshmërinë e mjekëve dhe infermierëve 

13 Maj, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria shqiptare kanë ndërrmarë një sërë vendimesh për të parandaluar levizshmërinë e profesionistëve të Shëndetësisë drejtë vendeve të tjera Europiane. Rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës dhe autonomia spitalore janë disa prej reformave të ndërrmara në sektorin e Shëndetësisë.

“Ky është një fenomen që e ka prekur vendin tonë, çeshtja është se çfarë po bëjmë ne, çfarë po bën vendi ynë në mënyrë që oferta e punësimit në Shqipëri të jetë sa me atraktive. Investimet që ndodhur këto vite në Shëndetësi kanë ndikuar në mbajtjen e mjekëve në vend, e dyta është rritja e pagave për mjekët dhe infermierët ka qënë dhe do vijoj të jetë në prioritet tona. Ne kemi rritur pagat në masën 63% për gjithë personelin tonë, rritja e pagave do të jetë prioritet edhe në këtë vit do rriten me 6% dhe 40% brenda këtyre 4 viteve ndërkohë që mos harrojmë  kemi edhe disa politika të tjera që vijojmë i zbatojmë, bonusi i mjekut 2.5 milion leke i jepet një mjeku nëse punon larg vendbanimit. Kemi edhe një tjetër ligj të ri që pritet të miratohet nga kuvendi, është Autonomia Spitalore e cila do të ofrojë incentiva të tjera dhe një mënyre menaxhimi tjeter në sistemin shëndetësor publik”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri  me dije se aktualisht në vend numri i mjekëve për 1 mijë banorë është më i lartë se në 2012. “Në këtë aspekt dua të jap vetëm një indikator. Ku kemi qënë dhe ku jemi në raport me dëdësinë, numrin e mjekëve për 1 mijë banorë, nese në vitin 2012 kishim 1.1-1.2 mjekë për 1000 banorë, sot sipas shifrat zyrtare jemi në 1.93 mjekë pêr 1000 banorë”,- tha Manastirliu.

Duke folur për fenomenin e levizshmërisë së mjekëve dhe infermierëve Manastirliu tha: “Fenomeni i levizshmërisë së mjekëve dhe infermierëve dhe profesionistëve të tjerë është një fenomen i cili nuk prek vetëm Shqipërinë ka prekur vendet e rajonit por ka prekur edhe Europën. Nëse bëjmë një vlerësim të shifrave mund të themi që për lëvizahmërinë e mjekëve sot shikohet Gjermania e cila plotëson ikje e mjekëve të tyre që shkojnë në Zvicër apo Francë me mjekë që vijnë nga vende të tjera si Hungaria, Rumania, Polonia apo Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit”, – tha Manastirliu.