Nga Çairi e deri në Ohër, në zgjedhjet lokale do të kemi shumë kandidatë të pavarur

Shkup, 24 gusht – Përskaj Zhika Stojanovski për Ilindenin, nënshkrime për kandidatë të pavarur kanë mbledhur edhe Jovan Pejovski për kryetar të Çairit, Zharko Stevanoski për Prilep, Senad Useinoski për Ohër dhe Fatmir Limani për në Kërçovë. Janë mbledhur nënshkrime edhe për listë këshilltarësh të Jana Bellçeva për Qendër, Darko Koneski për Prilep, Arben Demirovski, Antonio Naumovski dhe Dimitar Veljanovski për në Ohër. Kuotën e nevojshme e përmbushën dhe Aki Akiev për Koçan, Fraçesko Nakov për Çeshinovë Obleshevë, Mirosllav Sllavkoviq për në Çair, Garp Nemish për Veles, Agim Sadiku për Kërçovë dhe Petar Kamçevski dhe Risto Sakaliev për Kavadar, informon Zhurnal.
Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon për Ana Petrovskën, kandidate për kryetare e qytetit të Shkupit, si dhe për disa kandidatë të tjerë si në Karposh, Manastir, Makedonska Kamenicë, Dellçevë, Ohër dhe Shën Nikollë.
Edhe këto zgjedhje do të jenë me protokole të veçanta shëndetësore. Këtë herë edhe policia do të asistojë për transportin dhe ruajtjen e materialit të besueshëm.
Nesër duhet të arrijnë 250 terminalet e para për shenjat e gishtave të cilat do të shfrytëzohen në zgjedhje.
Kompania gjermane “Dermalog” me KSHZ-në nënshkruajtën marrëveshje me vlerë 11 milion euro për terminalet të cilat lexojnë shenjat e gishtave.
Pardje filloi dhe mbikqyrja në listën zgjedhore dhe do të zgjatë deri më 9 shtator. Për momentin 800 persona kanë dorëzuar vërejtje apo ankesa ndërsa vetëm një ka kërkuar të vendoset në sistem sepse mungon emri i tij.//Zhurnal.mk