Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

Shkup, 2 gusht – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-distributiv pa rrymë nesër do të mbeten konsumatorët nga komunat Qendër dhe Butel, kumtuan nga QRMK.

Pa energji elektrike në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 15:00 do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Orce Nikollov” në shtrirje nga Komuna Qendër deri në rrugën “Kostrurski Heroi” (numrat prej 109-121) në Komunën Qendër.

Në periudhën prej orës 07:30 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga rrugët “Aleksandar Urdarevski”, “Petar Manxhkov”, objektet afariste rreth tregut Butel, rruga “Betovenova” në Komunën e Butelit.