Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes distrikteve rotariane Shqipëri-Kosovë dhe Egjipt

Guvernatori i Distriktit Rotarian 2485 Shqipëri-Kosovë, Butrint Batalli, së bashku me bashkëshorten e tij, Rotariania Rrezarta Nallbani Batalli, dhe Rotarianin Dr. Qerim Shehu, realizuan një vizitë historike në Kajro, Egjipt.

Delegacioni u prit me ngrohtësi nga Guvernatori i Distriktit Rotarian 2451, Sherif Adeeb, dhe ekipi i tij i lartë drejtues.

Në këtë vizitë, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) midis dy distrikteve, i cili zyrtarizon një partneritet formal dhe krijon mundësi për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime kulturore. Guvernatori Adeeb theksoi rëndësinë e kësaj vizite duke e quajtur atë një moment historik dhe një hap të rëndësishëm për të dy distriktet.

“Ky partneritet do të na lejojë të ndajmë burime dhe ekspertizë, duke përmirësuar shërbimin në komunitetet tona dhe promovuar vlerat e Rotary,” tha Batalli.

Krijimi i Komitetit Ndërkombëtar të Vendeve (ICC) midis Kosovës, Shqipërisë dhe Egjiptit shënon një kapitull të ri bashkëpunimi dhe miqësie.

Ceremonia e nënshkrimit përfaqëson angazhimin e dy distrikteve për të mbështetur paqen, unitetin dhe shërbimin në nivel global.

“Këto marrëveshje simbolizojnë vlerat tona të përbashkëta dhe angazhimin tonë për të ndihmuar njëri-tjetrin,” shtoi Batalli.

Pas ceremonisë, u zhvillua një diskutim interaktiv me Rotarianët e pranishëm, duke përqendruar vëmendjen në aktivitete të mundshme të përbashkëta. Vizita u mbyll me një angazhim të fortë për të vazhduar këtë rrugëtim të rëndësishëm përmiqësinë dhe shërbimin në komunitet.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të Rotary dhe zgjerimin e pranisë globale të këtij organizimi.