Nënpresidentja bullgare, Jotova: Në Shkup nuk respektohet marrëveshja
Sofje, 22 Prill – Sofja zyrtare akoma nuk ka e sheh të rrugës ta tërheq veto-n ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë nëpresidentja bullgare, Iliana Jotova.
Në një intervistë për televizionin bullgar, Jotova tha se për Bullgarinë është thelbësore që të ketë rezultate nga puna e Komisionit të Përbashkët të Historisë, përkatësisht ndryshim në tekstet shkollore të Maqedonisë.
Me një fjalë, sipas nënpresidentes, Jotova, Maqedonia e Veriut nuk e respekton Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.
“Bullgaria ka katër, pesë kushte ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë vendosur shumë kohë më parë, nga viti 2019, kur u bë e qartë se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, asgjë nuk lëvizi. Pas tetëmbëdhjetë seancave të Komisionit të Përbashkët të Historisë, asnjë rresht nuk është ndryshuar në tekstet e shkollave në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – tha nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova.
Ndërkohë, lidhur me debatin e ditëve të fundit rreth figurës së Ivan Mihajllovit, emrin e të cilit e mban qendra kulturore e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut, reagon Minsitria e jashtme bullgare.
“Jemi të habitur nga qëndrimi i ashpër i përfaqësuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fushatës antibullgare që po zbatohet në media në vendin fqinj ditëve të fundit lidhur me hapjen e klubit pranë Shoqatës Kulturore Qendrore ‘Ivan Mihajllov në Manastir. Brengosës është fakti që po bëhen përpjekje Bullgaria dhe populli bullgar padrejtësisht të krahasohen me fashizmi” – u shpreh Jotova.
Sipas MPJ-së bullgare, urrejtja kundër Bullgarisë po nxitet nga partitë parlamentare politike në Maqedoni, përfaqësuesit e opinionit dhe nga bashkësia akademike.