Nënkryetari i VMRO, Mucunski pret në takim Andrea Casacone, drejtor për Ballkanin Perendimor në MPJ italiane

Shkup, 4 Prill – Sot nënkryetari i VMRO-së Timço Mucunski ka pritur në takim Andrea Casacone, drejtor për Ballkanin Perendimor në MPJ italiane. Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve, kështu njofton Mucunski pas takimit.

Në rolin e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, sot pata një takim me Andrea Cascone, drejtor për Adriatikun dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë. Në takim shpreha mirënjohjen time për mbështetjen parimore që Italia i ka dhënë Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Italia është vendi ynë mik dhe ne do të vazhdojmë me dinamikë intensive të përmirësojmë marrëdhëniet mes dy vendeve.