Negociatat Bullgari – Maqedoni/ Buçkovski: Kyçe do të jenë dy javët e ardhshme

Shkup, 29 mars – A do të jetë me të vërtetë kriza në Ukrainë si impuls për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut? Mesazhet optimiste nga kryeministri bullgar Kirill Petkov në takimin me shefat e qeverive të NATO-s nga Evropia Juglindore, mes të cilëve edhe kryeministri i Maqedonisë, me vëmendje po analizohen në opinionin vendor, transmeton Zhurnal nga DW.

“E mbështes faktin se me këtë krizë Ballkani Perëndimor do të jetë stabil, e pjesë e këtij stabiliteti është inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Shpresoj se në javët e ardhshme do të përshpejtojmë negociatat”, tha dje Petkov.

Ish kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, i cili deri në janar ishte përfaqësues special i Qeverisë së Maqedonisë në Bullgari, është i kujdesshëm me vlerësimin, duke patur parasysh ndryshimin e qëndrimeve të opozitës bullgare.

“Në mënyrë surprizuese ishte deklarata optimiste që e dëgjuam nga kryeministri bullgar, duke patur parasysh brifingun e së shtunës të ministrit Osmani, i cili tha se ka përafrim të qëndrimeve, por asgjë nga kjo. Kujdesi i Osmanit është në bazë të negociatave për pakon “4+1″ ndërsa optimizmi i Petkovit është në bazë të përparimit të komisionit të përbashkët për çështje historike. Ata, sipas informatave që kam, në takimin e kaluar kanë diskutuar për harmonizimin e librave. Nëse ka përparim kjo do të ishte për Car Samoilin. Në rrethana kur lufta në Ukrainë dhe pasojat prej saj imponojnë urgjencë në mbylljen e kontestit bilateral, kyçe do të jenë disa javët e ardhshme. Takimi i shtyrë në Shkup mes Osmanit dhe Gençovskës, konsideroj se do të duhet të kompenzohet me dy takimet e Kovaçevskit dhe Petkovit, njëra në Bruksel, njëra në Sofje”, thotë Buçkovski.

Ai thotë se nuk është i sigurtë nëse përparimi i komisionit të përbashkët për çështje historike do të mund të kompenzojë pikën kritike për ndryshimin e preambulës të Kushtetutës maqedonase, para ngritjes së bllokimeve, nëse tendenca është kjo të ndodhë në fund të kryesimit francez në BE.

“Të mos harojmë edhe diçka. GERB para dy muajve i ofroi ndihmë Qeverisë në Parlament për kompromisin eventual dhe deklaratën e re për ngritjen e bllokimit. Por, pas arrestimit të Borisovit, punët kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Nuk pres që GERB të mbështesë pushtetin për çfarëdo, por më e besueshme është se do të përpiqet që “çështjen me Maqedoninë” të ndajë koalicionin qeveritar”, vlerëson Buçkovski.

Për momentin e përbashkëta për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut është që qeveritë e tyre në periudhë të ngjashme filluan 100 ditët e para duke tentuar të gjejnë zgjidhje për çështjet kontestuese mes dy vendeve, e njëkohësisht të përballura me sfida të mëdha eksterne – çmime të larta të energjensave, kriza ekonomike dhe pandemike, por edhe sfida të sigurisë. Dy vendet janë në listën e vendeve armike të Rusisë. Bullgaria para dhjetë ditëve dëboi 10 diplomatë rusë, ndërsa ambasadorin e tyre në Moskë, e ftuan për konsultime në Sofje. Kjo është praktikë diplomatike me të cilën pritet edhe Moska të thërret atje ambasadoren e tyre nga Sofja, Eleonora Mitrofanova, deklaratat e të cilës në periudhën e fundit u vlerësuan si provokime për Bullgarinë.

Kulminacioni i marrdhënieve të rënuara

MPJ-ja maqedonase dje ka shpallur si të padëshiruar pesë diplomatë rus, përshkak aktiviteteve në kundërshtim me konventën e Vienës për marrdhënie diplomatike. Detajet për këto aktivitete nuk u publikuan.

“Dëbimi i pesë diplomatëve rus nga ambasada në Shkup është kulmi i marrdhënieve të rënuara”, thotë Buçkovski.

“Ka këtu nga gjithçka nga pak. E ndjekim politikën e përbashkët të BE-së në lidhur me sanksionet ndaj Rusisë, jemi të koordinuar me aleatët e NATO-s. Nga ana tjetër, kishim kërcënim klasik nga ambasada ruse para tre javëve, më pas dhe njoftimi nga Moska se shteti ynë është vend armik, si dhe paralajmërimi për masa me vizat. Nuk besoj se po bëhemi më katolik se Papa, sigurisht ka arsye të mirë për këtë veprim të MPJ-së sonë”, konsideron ish kryeministri.

Ky nuk është rasti i vetëm. Në maj të vitit të kaluar si i padëshiruar u shpall një diplomat rus, në periudhë kur vendet partenre të NATO-s dëbuan mbi 40 diplomatë rus nga shtetet e tyre përshkak përzierjes në aktivitete të palejuara zbuluese diplomatike në teritoret e tyre. Për rastin në Shkup, presidenti Pendarovski tha se bëhet fjalë për rast të dokumentuar nga institucionet përkatëse, ndërsa drejtori i Agjencisë për Zbulim Erold Musliu, disa ditë më vonë konfirmoi se nuk bëhet fjalë për akt solidariteti, por diplomati rus nuk ka respektuar kodin diplomatik dhe integritetin e institucioneve tona./Zhurnal.mk