Në Tiranë ndahen grante nga Fondi për Ballkanin Perëndimor
Tiranë, 14 prill – Në organizim të Fondit për Ballkanin Perëndimor, sot në Tiranë u organizua ceremoni e ndarjes së granteve nga thirrja e katërt e Fondit, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, kumtoi Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri.
Tridhjetë fituesve u janë ndarë certifikata për ndarjen e granteve nga ana e ministrave, ambasadorëve, anëtarëve të Trupit drejtues dhe partnerëve tjerë të Fondit, të pranishëm në ngjarje.
Mes fituesve ka edhe disa projekte të inicuara nga organizatat joqeveritare nga vendi.
Fondi për Ballkanin Perëndimor është fond i parë i krijuar nga qeveritë e vendeve në rajon – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

