Në Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 1 orë
Shkup, 12 shtator – Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth një orë.
Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

