Në Sofje mbledhje e grupës ndërqeveritare punuese për bashkëpunim evropian

Sofje, 10 mars – Në Sofje sot duhet të mbahet mbledhje e grupeve punuese ndërqeveritare për bashkëpunim evropian, tranzicion i gjelbër, transformacion digjital dhe qeverisje të së drejtës, informon Zhurnal.

Gjatë takimit do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim postal mes postave të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe program dy vjetor për zbatimin e Marrëveshjes mes Ministrisë për Ambient Jetësor të RMV-së dhe Bullgarisë, të nënshkruar në vitin 2019.

Në mbledhje do të marin pjesë zv.kryeministrat për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe për politikë për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, si dhe ministrat për ambient jetësor dhe për shoqëri informatike, si dhe drejtori gjeneral i postave.

Bullgaria filloi të bllokojë integrimin evropian të Maqedonisë në vitin 2020, së pari me insistimin e temave lidhur me historinë dhe gjuhën. Më vonë presidenti Rumen Radev filloi të insistojë edhe në të drejtat e bullgarëve të Maqedonsië. Së pari u formua një grupë punuese për çështje historike dhe arsimore, ndërsa sivjet kryeministri i ri i Bullgarisë Kirill Petkov formoi edhe grupa të tjerë punuese nga fusha e ekonomisë, kulturës, infrastrukturës etej, por edhe ai tha se nuk do të heqin dorë nga historia.//Zhurnal.mk