Në Shkup takim i grupit punues ndërqeveritar për bashkëpunim evropian

Shkup, 4 prill – Sot në Shkup vazhdon me punë dhe aktivitete grupi punues ndërqeveritar për bashkëpunim evropian – tranzicion i gjelbër, transformim digjital dhe sundimi i ligjit. Takimin e grupit punues do ta hapë zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në cilësinë e bashkëkryesuesit.

Siç njofton SÇE, në seancë të posaçme, së bashku me Slavica Gërkovska, zëvendëskryeministre përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Mariçiq do të jetë pjesë e seancës me temën “Partneriteti me organizatat e shoqërisë civile”, ku ai dhe homologja e tij bullgar, zëvendës kryeministrja për qeverisje të mirë Kalina Konstantinova do të diskutojë për hapat e ardhshëm në aktivitetet për përfshirje sistematike të sektorit civil në të gjitha grupet punuese dhe projektet në të cilat organizatat nga të dyja vendet mund të punojnë së bashku.

Në takime të veçanta paralele do të bisedojë për çështjen e drejtësisë dhe korrupsionit ministri i Drejtësisë Nikolla Tupaçeski me zëvendësministrin bullgar të Drejtësisë, Borislav Gançev.

Për hapat e ardhshëm të zbatimit të Programit dyvjeçar për zbatimin e Marrëveshjes për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe menaxhimit të ujërave do të përcaktohen në takimin e sotëm ndërmjet ministrit Naser Nuredini dhe Zëvendëskryeministrit për Politika Klimatike dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Bullgarisë, Borislav Sandov.

Gjithashtu, informojnë nga SEÇ, zëvendëskryeministri Mariçiq do të hapë temën e Memorandumit të bashkëpunimit në fushën e integrimit në BE dhe Agjendës së gjelbër.

Në takim, siç është paralajmëruar, do të nënshkruhet Deklarata për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Qeverisjes elektronike të Bullgarisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut nga Bozhidar Bozhanov dhe Admirim Aliti.