Në Shkup shqiptohen 212 sanksione për vozitje të shpejtë
Shkup, 12 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll të përforcuar aksionale në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 212 shoferë. Prej tyre, siç informojnë nga MPB-ja, shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa një automjet ka lëvizur me shpejtë madje më shumë se 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 79 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 133 jashtë vendin të banuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga policia.

