Në Shkup sanksionohen 241 shoferë, 45 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Shkup, 14 nëntor – Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Siç kumtoi MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 241 sanksione, prej të cilave dyzet e pesë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e dy gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, nëntë sanksione përautomjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe shtatëmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit,njëzet e nëntë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër sanskione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) …
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në kumteësn e MPB-së.

