Në Shkup sanksionohen 200 vozitës, 128 për vozitje të shpejtë

Shkup, 25 dhjetor – Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 200 masa, ndër të cilat 128 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

MPB njofton se janë shqiptuar gjashtë masa për kalim në  sinjal të mbyllur (semafori i kuq), tre sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mospërdorimin e rripit të…

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.