Në Shkup sanksionohen 152 shoferë, 87 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 7 gusht – Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 sanksione.

MPB njofton se tetëdhjetë e shtatë gjoba janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë gjoba për shoferët e motoçikletave…

MPB njofton se lontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.