Në Shkup sanksionohen 139 shoferë

Shkup, 5 janar – Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 masa.
Siç kumtoi MPB, gjashtë sanksione janë shqiptuar për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim automjeti pa patentë shoferi, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), shtatë masa për përdorimi i celularit gjatë vozitjes…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, theksojnë ng MPB.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bëjnë thirrje nga MPB.