Në Shkup janë gjobitur 127 shoferë, 14 për përdorim të celularit gjatë vozitjes

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 sanksione, prej të cilave katërmbëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, pesë gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

MPB njofton se janë shqiptuar njëmbëdhjetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për ngasjen e automjetit në gjendje të dehur.

“Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.