Në Shkup 220 kundërvajtje komunikacioni, 21 për shpejtësi

Shkup, 9 nëntor – Gjithsej 220 masa janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në kontrollet në komunikacion, të cilat i zbaton SPB Shkup.

Siç kumtoi MPB, për drejtim të automjetit me shpejtësi mbi të lejuarën ka 21 sanksione, 26 masa janë për drejtim automjeti pa patent shofer, ndërsa 22 masa për mosmbajtje të rripit të sigurisë.

Janë shqiptuar 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për automjete të parregullta teknike, katër sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (dritë e kuqe), tre sanksione për shofer fillestar…

“Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëkmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregulalt e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, ceket në kumtesën e MPB-së.