Në Shkup 141 kundërvajtje në komunikacion

Shkup, 28 korrik – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 141 masa, mes të cilave 21 për qarkullim më shpejtësi më të madhe se që është lejuar, 39 masa për kundërvajtje që i kanë bërë këmbësorët, 12 sanksione për vozitje pa patent shoferi.

Janë shqiptuar shtatë masa nda shoferëve për përdorimin e celularit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, gjashtë sanksione për kalim në dritë të kuqe të semaforit , pesë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, kumtoi MPB.