Në përqafim të partnerit, Fifi: Je ti ai që dëshiroja

Këngëtarja e njohur, Fifi prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Por, krahas projekteve dhe angazhimeve të shumta, jeta e saj private vazhdon të komentohet nga mediat rozë.

Prej muajsh artistja nga Ferizaj po shijon një lidhje të re dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Foto: Fifi/Instagram

Dyshja janë pothuajse të pandashëm, teksa nuk mungojnë as dedikimet romantike që ata bëjnë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Së fundmi ishte Fifi ajo që ka ndarë me fansat në Instagram një imazh të ri përkrah Adisti, ku shihet në përqafim të tij.

https://www.instagram.com/p/CcLqfDUtp0C/

“Je ti ai që dëshiroja”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, Filloreta Raci (emri i plotë) po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte, teksa po shijon suksesin e këngës “Hana” që solli në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.